
Fakte tronditëse zbulohen nga hetimi i rastit të vrasjes së Luljeta Prezës në Durrës.
Pjesë e grupit të prostitucionit dhe drogës ka qenë edhe një 15-vjeçare e cila, pasi u mor në pyetje nga policia, deklaroi se është shfrytëzuar për prostitucion nga bashkëjetuesi i saj 24 vjeçar.
Policia vendore informon se ‘Në vijim të hetimeve të thelluara të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të proceduar penalisht për vrasjen e shtetases Luljeta Preza, 32 vjeçe, trupi i së cilës u gjet poshtë urës së Dajlanit, më datë 02.08.2023, rreth orës 10:35, ju bëjmë me dije se:
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Eridon Patlli, 24 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 02.08.2023, ka kallëzuar shtetasja 15 vjeçe, e proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, ditën e djeshme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Deluzion”, se gjatë kohës që ka bashkëjetuar me shtetasin Eridon Patlli, ky i fundit e ka shfrytëzuar për prostitucion.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme’.
