LAJME / E Shtunë 19 Gusht 2023, 03:03

Drejtuesi humbi kontrollin e motoçikletës, plagosen dy turistët gjermanë pranë Sarandës

Një aksident me pasojë plagosje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të tunelit të Kardhiqit.

Burime bëjnë me dije se të aksidentuarit janë dy turistë gjermanë të cilët udhëtonin me një motoçikletë.

Mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit duke sjellë përplasjen dhe plagosjen e dy turistëve.

Megjithatë ata ndodhen në gjendje të stabilizuar jashtë rrezikut për jetën, ndërsa janë dërguar në spitalin e Sarandës dhe pritet të nisen drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.