LAJME / E Martë 24 Shtator 2024, 16:04

Dikur e ‘përzuri’ sot e mirëpriti sërish krahë hapur, ja reagimi i Sara Hoxhës për rikthimin e Marinës

Prej kohësh në rrjet po flitej për rikthimin e Marina Vjollcës në TCH, ndonëse nuk kishte asnjë konfirmim – e më në fund tashmë është edhe zyrtar rikthimi i Marinës në TCH.

Ajo do të jetë në ekran çdo të premte në orën 21:00 si moderatore e emisionit “Për shqiptarët”.

Sigurisht rikthimi i Marinës në shtëpinë e saj të parë mediatike ishte i bujshëm e u prit me shumë mbështetje nga kolegët e saj, ndërsa vëmendjen e mori edhe komenti i producentes Sara Hoxha.

Përmes një postimi në Instastory, ajo ka shpërndarë promon e emisionit “Për shqiptarët” ndërsa shkruan: “Mirë se u ktheve në shtëpi @marinavjollca”