LAJME / E Shtunë 16 Shtator 2023, 18:06

Dhunohen dy të mitura në Tiranë, prindërit denoncojnë në polici 4 bashkëmoshataret e tyre

2 vajza të mitura janë dhunuar në Tiranë ndërsa kanë qenë prindërit e saj që kanë bërë denoncimin në polici.

Shtetasit G. P dhe E.P kanë kallëzuar se dy vajzat e tyre të mitura, dyshohet se janë dhunuar nga 4 bashkëmoshataret e tyre.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 janë paraqitur shtetasit G. P., dhe 55 vjeç, dhe E. P., 48 vjeçe, të dy banues në Tiranë, të cilët kanë kallëzuar se dy vajzat e tyre të mitura, dyshohet se janë dhunuar nga 4 bashkëmoshataret e tyre.

Materialet në lidhje me këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vlerësim.”    citon policia.