LAJME / E Premte 4 Gusht 2023, 16:04

Dhunë mes tifozësh shqiptarë e turq pas ndeshjes/ Përplasen në rrugët e kryeqytetit 

Duket se përplasjet mes tifozëve nuk kanë munguar edhe pas ndeshjes Tirana-Beshikatash.

Në disa video të postuara në rrjetet sociale, shikohen tifozët bardheblu që ndjekin ata turq në rrugët e kryeqytetit.

Në një moment shikohet një person i shtrirë që goditet vazhdimisht nga ultrasit e Tiranës.

Gjithçka ndodh në qendër të qytetit në afërsi të shëtitores “Murat Toptani”.