LAJME / E Hënë 18 Dhjetor 2023, 19:07

Dhuna në Kuvend/ Hyjnë sot në fuqi masat e ashpra ndëshkuese ndaj deputetëve, kush hedh tymuese apo lëndë piroteknike, përjashtohen deri në...

Ditën e sotme (18 dhjetor), hyri në fuqi Rregullorja e re e Kuvendit e miratuar në seancën plenare të 14 dhjetorit, sipas së cilës një deputet, ose një grup deputetësh do ta kenë thuajse të pamundur që të bllokojnë zhvillimin normal të punës së Kuvendit apo të komisioneve parlamentare.

Deputetët apo grupi i deputetëve të cilët kryejnë akte dhune dhe vënë në rrezik jetën e parlamentarëve apo ushtrojnë dhunë ndaj punonjësve të Gardës, ndezin mjete piroteknike, apo hedhin tymuese në Kuvend, do të përjashtohen deri në 60 ditë nga seancat parlamentare apo nga komisionet parlamentare.