LAJME / E Premte 14 Qershor 2024, 22:10

Dhjetë qen grekë sulmojnë egërsisht shqiptaren, gruaja përfundon rëndë në spital

GREQI- Një shqiptare 44-vjeçare është sulmuar nga disa qenë endacakë në zonën e Filiros në Selanik të Greqisë. Mësohet se shqiptarja është sulmuar dhe kafshuar në pjesë të ndryshme të trupit nga dhjetë qenë.

Si pasojë e sulmit të egër, 44-vjeçarja përfundoi në spital dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë për këtë ngjarjë është ngritur padi ndaj nënkryetarit të bashkisë të Pylaia-Hortiatis, pasi ai është përgjegjës për menaxhimin e kafshëve endacake.

Nënkryetari i bashkisë u la i lirë me urdhër të prokurorit, në pritje të përfundimit të hetimeve paraprake për ngjarjen.