LAJME / E Mërkurë 22 Korrik 2026, 19:07

Detaje te reja nga ngjarja e rende qe tronditi Tiranen

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të Tiranës, ku një betoniere doli nga rruga dhe përfundoi poshtë mbikalimit, pasi u përplas me një automjet tip “Audi”.

Sipas informacioneve paraprake, betonierja po lëvizte nga Unaza Lindore, në aksin Farkë-TEG, me drejtim rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare.

Dyshohet se mjeti i tonazhit të rëndë po lëvizte me shpejtësi të lartë në momentin kur iu afrua rrethrrotullimit, ku duhej të ndalonte për t’u dhënë përparësi automjeteve që qarkullonin brenda tij. Në vendin e ngjarjes janë konstatuar edhe shenja të forta frenimi në asfalt, të cilat pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të aksidentit.

Në të njëjtën kohë, automjeti tip “Audi” kishte hyrë në rrethrrotullim. Sipas të dhënave paraprake, betonieria është përplasur me anën e djathtë të automjetit dhe, si pasojë e goditjes ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku ka përfunduar poshtë mbikalimit, në autostradën që kalon nën të.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën një person, si dhe ka mbetur i plagosur edhe një tjetër, të ndodheshin në betoniere, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE