LAJME / E Mërkurë 15 Korrik 2026, 17:05

Dëshmia prekëse e nënës së 14-vjeçares së ndjerë trondit Maqedoninë: “Duhet të zbulohet e vërteta dhe personi që e shtyu në luhatëse”

### Dëshmia prekëse e nënës së 14-vjeçares së ndjerë trondit Maqedoninë: “Duhet të zbulohet e vërteta dhe personi që e shtyu në luhatëse”

“**Ajo ishte hëna ime…** Atë ditë kishte dalë me nipin dhe vajzën e kunatit te luhatëset. Kishin blerë kifle, më telefonoi dhe i thashë të mos rrinte shumë. Më tha ‘mirë’, më përshëndeti me dorë dhe më tha: ‘Mirupafshim, mami’. Pas pak më telefonoi vajza e kunatit dhe më tha të merrja kartelën shëndetësore dhe të shkoja me taksi në spital, sepse vajza ime ishte e mbuluar me gjak. Kur arrita dhe e pashë Naziren, e kuptova menjëherë se vajza ime kishte ndërruar jetë.

**Kërkoj drejtësi. Nga ajo luhatëse nuk mund të bjerë vetë e të humbasë jetën. Ajo luhatëse duhet të shtyhet nga një i rritur që të ndodhë një gjë e tillë. Kërkoj të gjendet personi që e luhati**”, rrëfen për *Roma Pres* Zufa Sherifi, nëna e 14-vjeçares Nazire nga Kavadari, e cila më 9 korrik u dërgua pa shenja jete në spitalin e Gostivarit.

Sipas informacioneve paraprake të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme, e mitura kishte rënë nga një luhatëse në parkun e Gostivarit, pas së cilës u transportua me urgjencë në Qendrën Mjekësore të Gostivarit. Në orën 20:55, mjeku kujdestar konstatoi vdekjen e saj.

Në deklaratën e saj për *Roma Pres*, nëna thekson se e vërteta për vdekjen e vajzës së saj duhet të zbardhet dhe të identifikohet personi që e shtyu në luhatëse.

“**Kam qenë në polici. Më thanë se duhet të kontrollohen kamerat. Le të kontrollohen sa më shpejt, sepse rreth luhatëseve ka plot kamera! A janë marrë gjurmët e gishtërinjve? Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, kishte shumë gjak, por nuk janë marrë as dhëmbët e saj. Katër dhëmbë m’i sollën fqinjët. Nuk kërkoj asgjë, asnjë dëmshpërblim. Dua vetëm të gjendet personi që e luhati dhe të dënohet me burgim të përjetshëm. Ma mori hënën time, yllin tim**”, thotë mes lotësh nëna.

Pas ngjarjes, Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se është njoftuar prokurori publik, i cili ka urdhëruar që trupi i së ndjerës t’i nënshtrohet autopsisë. Pas përfundimit të hetimeve dhe përcaktimit të plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes, institucionet kompetente pritet të japin më shumë detaje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE