LAJME / E Premte 15 Shtator 2023, 20:08

Dëshmia e tenistes: Trajneri më përdhunonte tre herë në ditë, “doja të vetëvritesha”

Ish- tenistja Angelique Cauchy ka zbuluar se është përdhunuar pothuajse 400 herë nga Andrew Gueddes, ish- trajneri i saj. Për këtë shkak, ajo tregon se ka dashur të vetëvritet.

“Kam menduar shumë herë të vras ??veten”, tha ajo në dëshminë e saj në gjykatë. “Më përdhunonte tri herë në ditë. Natën e parë më kërkoi të shkoja në dhomën e tij dhe unë nuk e bëra, më pas ai erdhi në timen. Ishte më keq. Isha në burg, nuk dilja dot kur të doja”.

Më tej, ajo zbuloi se kryetari i klubit të tenisit mbrojti Gueddes për shkak të titujve të fituar. “Kur një grua u ankua te presidenti i klubit, përgjigja ishte ‘Po, por na sjell titujt”, shton ajo.

Gueddes është dënuar për përdhunim të fëmijëve. Ai nisi të stërvitte Cauchy në vitin 1999 kur ajo ishte 12 vjeç.