LAJME / E Mërkurë 27 Shtator 2023, 22:10

Del video/ Si nisi zjarri brenda lokalit ku humbën jetën nusja me dhëndrin dhe 114 dasmorë?

Epaimagjinueshme është tragjedia që ndodhi në një dasmë në qytetin Nineveh të Irakut, kur vendi mori flakë nga fishekzjarrët, ku numri i fundit flet për 114 të vdekur dhe 150 të plagosur.

Ky version duket se mbështetet nga një video e postuar në rrjetet sociale që tregon një llambadar duke marrë flakë.

Në një video tjetër, nusja dhe dhëndri shihen duke kërcyer në pistën e vallëzimit kur papritur shpërthen një zjarr duke bërë që të gjithë të fillojnë të vrapojnë për siguri. Gjithashtu theksohet se për momentin është e paqartë nëse mes të vdekurve apo të plagosurve është edhe çifti.

Dëshmitarët okularë thanë se zjarri shpërtheu në ndërtesë rreth orës 22:40 (me orën Irak) të martën mbrëma dhe se kishte qindra të ftuar në dasmë. Siç raporton Associated Press, mes viktimave ka edhe fëmijë.

Shumica e të plagosurve ose kanë djegie ose kanë probleme me frymëmarrjen nga tymi, ndërsa raportohet edhe për viktima të shkelura.