LAJME / E Premte 4 Gusht 2023, 16:04

Del foto/ Ky është 52-vjeçari që humbi jetën pasi pllakat e mermerit e zunë poshtë

Në foto është Arben Kurmeka, 52 vjeç, personi që humbi jetën ditën e djeshme në Durrës.

Ai vdiq tragjikisht pasi nga kamioni me të cilin po punonte kanë rrëshqitur disa pllaka mermeri dhe e kanë zënë poshtë.

Për ndarjen e parakohshme të tij nga jeta kanë reaguar shumë familjarë e miq të afërt. Ata e cilësojnë Kurmekën si një njeri punëtor, energjik e plot vullnet i cili emigroi që i ri në Greqi e Gjermani dhe u kthye në Shqipëri për të çelur sipërmarrje e biznese.

Por për fat të keq ai humbi jetën duke punuar.