LAJME / E Hënë 3 Gusht 2026, 17:05

Del foto dhe detajet e minatorit qe nderroi jete tr*gjikisht

Ngjarja e rëndë e regjistruar në minierën e Tërnovës ka tronditur së fundmi komunitetin lokal dhe opinionin publik. 40-vjeçari Ilir Kolaveri humbi jetën në mënyrë tragjike pasi u rrëzua aksidentalisht gjatë punës dhe u zë poshtë nga një masiv i madh kromi në thellësi të galerisë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit mundën ta nxirrnin trupin e tij nga thellësia e minierës pasditen e së shtunës. Humbja e minatorit, i cili lë pas tre fëmijë të mitur—dy djem dhe një vajz?—ka shkaktuar dhimbje të madhe te të afërmit dhe bashkëfshatarët e tij.

Lajmi i ndarjes nga jeta të 40-vjeçarit ka nxitur reagime të shumta në zonën e Klosit, ku ai njihej si një punëtor i palodhur dhe njeri i respektuar. Njësia Administrative Suç-Kurdari ka publikuar një mesazh prekës për përkujtimin e tij:

“Dhimbje e madhe për familjen Kolaveri nga fshati Suç. Nga galeritë e ferrit sot humbëm një baba, vëlla, kushëri dhe mik të mirë për të gjithë ata që e njohën Ilir Kolaverin. Zoti i dhëntë durim familjes në këtë dhimbje të madhe. U prehsh në paqe!”

Përveç dhimbjes për humbjen e jetës, ngjarja ka vënë sërish në fokus kushtet e sigurisë në punë brenda galerive të minierave.

Strukturat e Policisë së Shtetit kanë reaguar menjëherë duke vënë në pranga drejtuesin teknik të kompanisë minerare, shtetasin Përparim Koçi. Ndaj tij rëndon akuza për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë dhe mospasje të masave të nevojshme të sigurisë teknike për minatorët. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave ligjore të këtij aksidenti fatal, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE