
Në protestën e sotme para Kryeministrisë, një i ri ka treguar eksperiencën e tij personale në 34 ditë protestë.
Gjatë fjalës së tij, protestuesi deklaroi se pasi shau Berishen ne tubim, disa dite me pas prinderit nuk po i flisnin me.
Tashme ai kishte 30 ditë që nuk fliste me prindërit, pasi kishte sharë kryedemokratin Sali Berisha në tubim.
Ai theksoi se është i lënduar nga ky fakt, por shtoi se është i vendosur që të protestojë edhe 30 ditë të tjera kundër Ramës dhe Berishës.
“Për 2 daljet e mia më të mëparshme kam marrë shumë kritika, tallje e ofendime për faktin se unë nuk jam nga Zvërneci e as nga Rrjolli dhe për këtë arsye unë s’kam pasur pse me dal këtu për të folur apo për të sharë këta gjakpirës.
Goditjen e parë më të madhe e kam marrë prej prindërve, sepse për ata është Zoti në qiell dhe Sali Berisha në tokë, por unë ia kam sharë. Kam 30 ditë që nuk flas me babën e nënën. Zemra më dhemb, por sot nga ky shesh kam vendosur për ta shtyrë edhe për 30 ditë të tjera”, tha protestuesi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
