LAJME / E Hënë 29 Qershor 2026, 23:11

Deklarata qe po ben ‘zhurme’ nga gazetari i njohur ne vend

Analisti Enton Abilekaj është shprehur kundër idesë së aktivistëve për të rrethuar Parlamentin, duke argumentuar se institucioni nuk ka më asnjë rol real në vendimmarrje dhe se protesta duhet të fokusohet te Kryeministria, aty ku, sipas tij, është përqendruar i gjithë pushteti.

Sipas Abilekajt, Kuvendi është kthyer në një institucion formal, ndërsa deputetët nuk bëjnë gjë tjetër veçse zbatojnë urdhrat e kryeministrit.

“Mendoj se Parlamentin e mbivlerësoni. Parlamenti është zero sot. Nëse ju rrethoni Kryeministrinë dhe ta mbani një javë të rrethuar, ajo është vlera. Nuk ka Parlament këtu. Këtu është një njeri që merr vendime, Parlamentin e trajton si leckë. Deputetët janë ushtarë, langaraqë të Ramës, që ju provokojnë ju. Ai do argument që protesta të shkojë në konflikt. Nëse ai nuk ushtron dot më detyrën, nuk ka kuptim të rrijë kryeministër”, u shpreh Abilekaj.

Analisti akuzoi gjithashtu kryeministrin se ka vënë të gjithë mekanizmat e shtetit në funksion të pushtetit të tij personal.

“Merrni gjeneralin e gjithçkaje, ky që nxjerr SHISH-in për t’ju ruajtur ju dhe për t’ju goditur ju. Ky vë gjithë shtetin në funksion të shtetit të tij personal. Ky është problemi këtu. Gjithçka është paralizuar se ky nuk është mirë. Ai ju bërtet deputetëve pse nuk flasin, po ç’të thonë ata të shkretët? Ata janë mësuar vetëm të recitojnë?”, tha ai.

Në fund, Abilekaj argumentoi se ku duhet ‘goditur’. Ai tha se rrethimi i Kryeministrisë do të kishte efekt real politik, pasi, sipas tij, aty ndodhet qendra e vendimmarrjes.

“Një emision investigativ u tha deputetëve për dy iniciativa ligjore, u pyetën për iniciatorët dhe për përmbajtjen, por nuk e dinin. Ata as guxojnë ta lexojnë. Prandaj është e kotë të shkohet te këta. Edi Rama është problemi, bie Rama, bie pushteti. Nëse rrethohet Kryeministria, kjo do të ishte arritje, sepse pushteti është aty, në një zyrë. Pastaj fillon shembja e të gjithë klasës politike”, tha Abilekaj në emisionin “Të Paeksppzuarit” në MCN TV , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE