LAJME / E Martë 7 Korrik 2026, 17:05

Dalin emrat e vajzave që dhunuan shoqen e tyre

Një video që ka qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të shumta, pasi shfaq një incident të rëndë ku disa vajza dyshohet se ushtrojnë dhunë ndaj një bashkëmoshatareje brenda një banese.

Pamjet tregojnë konfliktin fizik ndaj vajzës, ndërsa njëra nga personat e pranishëm filmon ngjarjen. Videoja është shpërndarë gjerësisht në platformat sociale, duke nxitur reagime dhe thirrje për ndërhyrjen e institucioneve.

Pas publikimit të pamjeve, rasti është denoncuar në Policinë e Fierit, e cila ka nisur veprimet për identifikimin e personave të përfshirë dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar pretendime për identitetin e personave që shfaqen në video.

Sipas postimeve në Instagram, vajzat e identifikuara janë Nela Lamaj nga Fieri, së bashku me Klea dhe Marinza, të njohura si “3 muskujetjeret nga Fieri”. Fotot që qarkullojnë duket se janë shenjat e para të një shtyrjeje drejt sjelljeve sociopate.

Deri në përfundimin e hetimeve, autoritetet nuk kanë bërë publike detaje shtesë mbi motivin e ngjarjes apo masat që mund të ndërmerren ndaj personave të përfshirë.

Rasti ka rikthyer vëmendjen te fenomeni i dhunës mes të rinjve dhe përdorimi i rrjeteve sociale për filmimin dhe shpërndarjen e akteve të dhunshme. Ekspertët theksojnë rëndësinë e raportimit të rasteve të tilla tek institucionet përkatëse dhe jo shpërndarjen e përmbajtjeve që mund të cenojnë dinjitetin dhe privatësinë e të përfshirëve.

Policia ka bërë të ditur se hetimet janë në vijim dhe se çdo veprim do të ndërmerret në përputhje me ligjin, pasi të sqarohen plotësisht rrethanat e ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE