LAJME / E Mërkurë 17 Qershor 2026, 21:09

Dalin detajet e para te ngjarjes se rende ne vendin tone

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor.

Viktima është identifikuar si Besnik Hasalla, 65 vjeç, banues në fshatin Garunjas, Njësia Administrative Ballagat.

65-vjeçari po drejtonte një mjet bujqësor, kur për arsye të paqarta, ka humbur kontrollin dhe është zënë poshtë nga mjeti, duke pësuar dëmtime fatale.

Hasalla nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit tragjik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE