LAJME / E Enjte 11 Qershor 2026, 18:06

Dalin detajet e forta/ Berishës nuk i është hequr “non grata”

Gazetari dhe analisti Mero Baze, thotë se SHBA nuk ia ka hequr “non grata”-n Sali Berishës.

Sipas tij, ai mund të udhëtojë në SHBA, vetëm për vizita mjekësore.

“Lajmi se Departamenti i Shtetit ka hequr sanksionet “non grata” për Sali Berishën dhe familjen e tij nuk është i vërtetë, por është e vërtetë se avokatët e Sali Berishës, kundrejt 6 milionë dollarëve, kanë mundur të përdorin klauzolën që personat e sanksionuar mund të vizitojnë SHBA-në për takime në OKB, për takime zyrtare të rëndësisë së veçantë dhe për vizita mjekësore speciale.

Avokatët e Sali Berishës kanë përdorur “arsyetimin” për vizitë mjekësore speciale. Sali Berisha ka përgatitur një dosje mjekësore voluminoze, madje ka shpikur dhe një diagnozë për të qenë i besueshëm se duhet të bëjë një kontroll mjekësor të specializuar në SHBA.

Në një farë mënyre nuk është se nuk e dinë që po gënjen, por është një përpjekje propagandistike për të krijuar idenë që iu lejua të vizitojë SHBA-në.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë nuk pranoi të bënte komente dhe na drejtoi në Departamentin e Shtetit, i cili ende nuk ka dëshirë të bëjë komente zyrtare dhe natyrisht që do ta mbajë përjetësisht në faqen e tij zyrtare Sali Berishën dhe familjen e tij të sanksionuar për minimin e demokracisë dhe korrupsion madhor.

E vetmja gjë që ka ndodhur është se është pranuar fakti që Berishës duhet t’i jepet një vizë mjekësore për SHBA dhe kështu bie rehat edhe LaCivita, edhe ekipi i avokatëve të tij, dhe Berisha ka mundësi të duket sikur i lejohet të shkojë në SHBA.

Sanksionet nuk hiqen. E di që sot u duket kokëfortësi kjo gjë, por dita-ditës keni mundësinë ta kontrolloni faqen e Departamentit të Shtetit dhe të bindeni vetë”, shkruan Baze, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE