
Një qytetar nga Durrësi i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast vjedhjeje që, sipas tij, ka ndodhur në banesën e tij, pranë zonës së Markatës së Durrësit.
Sipas denoncimit, një person ka hyrë në oborrin e shtëpisë, ka thyer drynin e magazinës dhe ka vjedhur dy monopatina, një saldatriçe dhe një sharrë drush. Qytetari ka dërguar edhe pamje filmike ku, sipas tij, shfaqet autori i dyshuar.
Ai tregon se një mik i tij e ka identifikuar personin në një video tjetër dhe është përballur me të, por sapo është pyetur për vjedhjen, ai është larguar menjëherë me vrap.
Sipas qytetarit, po atë ditë ai arriti të gjente rastësisht njërën nga monopatinat në rrugët e Durrësit. Personi që e mbante pretendonte se e kishte blerë për 4 mijë lekë dhe i tregoi se ia kishte marrë pikërisht të njëjtit individ. Edhe në këtë rast, sapo autori i dyshuar pa se po i afroheshin, u arratis sërish.
Qytetari shton se autori ka qëndruar për rreth 10 minuta në oborrin e banesës dhe ka tentuar të ndizte edhe motorin që ndodhej aty, por nuk ka mundur ta merrte.
Ai kërkon që rasti të bëhet publik me shpresën se pamjet do të ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa u bën thirrje autoriteteve të marrin masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
