
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto me presidentin e Francës, Emmanul Macron, teksa poshtë zyrës së tij, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mijëra qytetarë i kërkojnë dorëheqjen.
Rama publikoi foton me Macron rreth orës 20:00, teksa protesta kundër tij kishte nisur dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit” oshëtinte nga thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”.
Duket se Kryeministri ka zgjedhur t’i bëjë protestuesve një sfidë, duke treguar njëherazi edhe mbështetjen që ka nga Presidenti i Francës.
Rama deklaroi se projekti për “Rilindjen e Liceut Francez të Korçës” tashmë është vendosur në tryezën e Presidentit francez Emmanuel Macron, duke u trajtuar si një nga nismat që po ndiqen nën kujdesin e tij.
Sipas Ramës, ky zhvillim vjen si rezultat i vizitës së fundit në kryeqytetin francez, ku u diskutua forcimi i bashkëpunimit kulturor dhe arsimor mes Shqipërisë dhe Francës, si dhe projekte me rëndësi historike për vendin.
READ MORE “Ka pasur probleme…”/ Ndarja parakohe nga jeta e Shpat Kasapit, flet vëllai i tij
Kryeministri theksoi gjithashtu se një dekadë më parë do të ishte e paimagjinueshme që Franca të kishte një angazhim të tillë të drejtpërdrejtë ndaj Shqipërisë.
Sot edhe Rilindja e Liceut Francez të Korçës është në tryezën e Presidentit të Francës, si një ndër projektet nën kujdesin e tij, pas vizitës historike në Tiranë. Një dekadë më parë Franca që kujdeset për Shqipërinë dhe Shqipëria që konsiderohet partner strategjik i Francës në Ballkan, do të ishte e paimagjinueshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
