LAJME / E Martë 20 Shkurt 2024, 15:03

Breçani përfundon në spital, ish-drejtuesi i policisë vuan nga klaustrofobia

Ish-zyrtari i lartë i Policisë, Erzen Breçani, është duke qëndruar në ambientet e spitalit të Burgut, ku u transportua nga ambientet e paraburgimit.

Referuar burimeve nga Drejtoria e Burgjeve, Breçani vuan nga klaustrofobia, frika nga vendet e mbyllura.

Gjykata pranoi ditën e sotme kërkesën e avokatëve të Erzen Breçanit për të kryer ekspertizë mjekësore. Seanca e radhës u shty për ditën e premte, ku do paraqiten dy mjekët që do kryejnë akt ekspertimin.

Nga ana tjetër, avokatët Erzen Breçanit kanë kërkuar zëvendësim mase dhe informacion nga SPAK në çfarë pike janë hetimet.