LAJME / E Mërkurë 3 Qershor 2026, 17:05

Bomba iu plasi në fytyrë teksa punonin, dy punonjësit kanë marrë plagë të mëdha, i riu në luftë me jetën (EMRAT-DETAJE)

Detaje të reja kanë dalë në pah nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në fshatin Grabovë të Përmetit, ku dy persona mbetën të dëmtuar për shkak të shpërthimit të një lënde plasëse që dyshohet të ketë qenë një bombë e vjetër.

Siç raportoi dhe newsbomb.al, të plagosurit janë Mustafa Koçi, 53 vjeç, ku sipas raportimeve të spitalit ai ka dëmtim të lehtë në dorë (djegie) dhe Ervis Bregu, rreth 38 vjeç në gjendje të rëndë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të mërkure, në momentin kur dy punëtorët po bënin riparime në një shtëpi të vjetër në fshatin Grabovë, kur ndodhi dhe shpërthimit.

Sakaq raportohet se lënda plasëse dyshohet se i përket Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa bëhet me dije se pronari i shtëpisë ku punëtorët po bënin riparime është Koço Zyba, 68 vjeç.

“Rreth orës 13:00, janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Përmetit shtetasit E. B., 38 vjeç, dhe M. K., 53 vjeç, të dy banues në Përmet.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ata janë dëmtuar aksidentalisht nga shpërthimi i një lënde plasëse të mbetur nga periudha të mëparshme (dyshohet bombë e vjetër), gjatë kryerjes së punimeve në murin e një banese të vjetër në fshatin Grabovë, Përmet.

Të dëmtuarit janë transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve”, njoftoi sot policia.

Po ashtu raportohet se autoritetet vendase po vijojnë me punën për zbardhjen e plotë të rastit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE