LAJME / E Mërkurë 17 Qershor 2026, 22:10

Blerta Dragushës iu besua karrigia e rektores së Universitetit të Shkodrës, pasardhësja e Gjurajt premton

Rektorja e re e Universitetit të Shkodrës e cila zuri karrigen e Tonin Gjurajt, Blerta Dragusha ka reaguar së fundmi për pozicionin e ri që iu besua, duke shprehur falenderimet e saj.

Në reagimin e saj Dragusha nënvizon se e pranoi pozicionin e ofruar me përkushtim të plotë, me synimin për të forcuar misionin e formimit të brezave të rinj, zhvillimin e kërkimit shkencor dhe promovimin e dijes.

Përgjatë mesazhit të saj të parë si rektore e Universitetit të Shkodrës, Dragusha shprehu mirënjohje për kontributin e paraardhësit të saj Tonin Gjurajt, i cili thekson se dha kontributin e tij maksimalisht si rektor.

“E kam pranuar këtë detyrë me përkushtim të plotë dhe me bindjen se misioni i universitetit tonë – formimi i brezave të rinj, zhvillimi i kërkimit shkencor dhe promovimi i dijes – duhet të jetë gjithmonë në qendër të çdo veprimi dhe vendimmarrjeje.

Falenderoj Ministren e Arsimit për besimin e dhënë dhe siguroj të gjithë komunitetin se do ta ushtroj këtë detyrë me integritet, përgjegjshmëri, transparencë dhe vizion, duke vendosur gjithmonë në plan të parë interesin e studentëve dhe zhvillimin e universitetit.

Një falënderim, vlerësim dhe mirënjohje e veçantë shkon për  Prof. Dr. Tonin Gjuraj, për kontributin e tij në drejtimin dhe zhvillimin e Universitetit të Shkodrës si Rektor i këtij institucioni gjatë këtyre dy viteve. I uroj suksese në angazhimet e tij të ardhshme dhe besoj se përvoja e tij do të vijojë t’i shërbejë arsimit të lartë shqiptar” shkruan Dragusha në reagimin e saj.

Në përmbyllje të reagimit të saj Dragusha premton se do të shërbejë me profesionalizëm me qëllim ndërtimin e një universiteti më të fortë, cilësor dhe konkurrues.

Para pak ditësh u mësua se Tonin Gjuraj zgjodhi të tërhiqej si rektor i Shkodrës. Në një reagim të bërë në lidhje me vendimin për dorëheqje, Gjuraj la të kuptohet se brenda administratës së Universitetit të Shkodrës ka pasur përballje, akuza e fabrikime, ndaj të cilave ai ka zgjedhur të largohet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE