LAJME / E Diel 10 Shtator 2023, 00:12

Bilanc tragjik/ Shkon në 1037 numri i të vdekurve nga tërmeti katastrofik në Marok. Shpallen 3 ditë zie

MAROK- Shkon në 1037 numri i të vdekurve nga tërmeti katastrofik në Marok. The guardian raporton më shumë se 1200 persona të plagosur.

Tërmeti, me magnitudë 7 të shkallës Rihter goditi Marokun qendror, teksa njerëzit dolën në rrugë në Marrakesh dhe qytete të tjera. Tërmeti goditi pas orës 23:00 me kohën lokale, në një thellësi relativisht të cekët 71 km në jug-perëndim të Marrakeshit, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

Tërmeti është më vdekjeprurësi i vendit që nga një lëkundje e vitit 2004 pranë al-Hoceima, në malet veriore Rif, ku humbën jetën më shumë se 600 njerëz.

– Maroku ka shpallur tre ditë zie kombëtare, pas tërmetit ku humbën jetën të paktën 1037 persona.

Flamujt do të jenë në gjysmështizë në ndërtesat publike. Ndërkohë Forcat e armatosura do të vendosin ekipe shpëtimi për t’i siguruar zonat e prekura ujë të pijshëm të pastër, furnizime ushqimore, tenda dhe batanije.

Tërmeti, me magnitudë 7 të shkallës Rihter goditi Marokun qendror, teksa njerëzit dolën në rrugë në Marrakesh dhe qytete të tjera.