LAJME / E Mërkurë 22 Nëntor 2023, 14:02

Bien kërkesat për azil të shqiptarëve, në krahasim me 2022 zbulohet sa ka arritur përqindja

Fluksi i aplikimeve për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian ka shënuar rënie të ndjeshme. Deri në muajin shtator, sipas Eurostat janë regjistruar 5000 kërkesa, ose 37% më pak se vitin e kaluar.

Vitin e kaluar për të të njëtën periudhë ishin 6850 kërkesa për emigrim me status azilanti. Të dhënat tregojnë, se edhe këtët vit Franca mbetet shteti i preferuar i azilantëve për të kërkuar mbrojtje, ndjekur nga Gjermania, Italia e Zvicra.

Në shkallë të përgjithshme, përditësimet e EUROSTAT, tregojnë se Bashkimi Europian mbetet një strehë e sigurtë për valët emigruese të njerëzve që u largohen vendeve që janë në konflikt dhe nuk garantojnë siguri për banorët e tyre dhe kërkesa e përgjithshme për azil është rritur këtë vit me rreth 20%.

Sirianët ishin grupi më i madh i njerëzve, që kërkuan azil, pasuar nga shtetasit nga Afganistani, Venezuelia, Turqia, Venezuela dhe Kolumbia. Gjermania, Spanja, Franca dhe Italia kanë regjistruar 68% të kërkesave.

Kujtojmë se këto vende po përballen edhe me valë të mëdha emgrimi të paligjshëm, të cilët vijnë kryesisht nga Afrika, fillimisht në pikat më të afërta të kontinentit,  për t’u shpërndarë më tej në gjithë Europën qendrorë dhe veriore.