
Këngëtarja ndau detaje nga lufta e saj me sindromën e vezores policistike, duke thënë se ajo është përballur me perioda të parregullta, peshë të luhatshme dhe kiste të dhimbshme
Përse vajzave po u nisin kaq shpejt periodat dhe pse janë të çrregullta
Bebe Rexha ndau detaje të luftës së saj të vazhdueshme me sindromën e vezores policistike (PCOS) duke folur në TikTok, raporton noa.al.
Këngëtarja tha se në shkurt i kishte periodat për 20 ditë rresht dhe tani mbështetet në mjekime për të mbajtur të rregullt ciklin e saj menstrual.
Rexha tha se një kist i dhimbshëm e dërgoi atë në urgjencë dy javë më parë dhe tregoi se kishte aq shumë dhimbje saqë doktori i saj mendoi se ishte apendisiti.
