LAJME / E Mërkurë 23 Gusht 2023, 14:02

Banorët e Kavajës bllokojnë rrugën dhe hidhen në protestë. Kërkesë policisë: 'Na mbroni nga hajdutët'!

KAVAJË- Banorët e njësisë administrative Synej, Kavajë kanë bllokuar rrugën mëngjesin e sotëm në formë proteste. Ata janë përballur me Policinë e Shtetit duke i kërkuar ndihmë për të rritur sigurinë në zonë pasi ndodhin vjedhje të shpesha.

‘Po na vidhet çdo gjë. I bëjmë thirrje kryeministrit të ndërhyjë’- thonë banorët.

Në videon e ‘JOQ’ duken pamje ku banorët diskutojnë me shefat e Policisë, të cilët rrethuan zonën.