LAJME / E Enjte 11 Qershor 2026, 17:05

Bankat në Kosovë e rrisin në 5 euro tarifën për pagesa brenda bankës

Bankat në Kosovë e kanë ngritur në 5 euro tarifën për pagesat që qytetarët i kryejnë brenda degëve bankare. Në shumicën e bankave, tarifa për një pagesë në sportel, ose brenda bankës, tashmë është 5 euro, nga 2.50 euro sa ka qenë vitin e kaluar.

Kjo tarifë po i prek më së shumti personat e moshuar dhe qytetarët që nuk dinë ose nuk kanë mundësi t’i përdorin shërbimet bankare online. Për ta, sporteli mbetet ende e vetmja mënyrë për të kryer pagesa të faturave, obligimeve apo shërbimeve të tjera.

Në anën tjetër, pagesat përmes aplikacioneve bankare apo platformave online janë shumë më të lira, në disa raste me tarifa simbolike ose pa pagesë.

Por M.GJ, pensionist nga Prishtina, thotë se e ka të pamundur t’i përdorë këto aplikacione. Për të dhe shumë qytetarë në Kosovë, pagesat fizikisht në sportele të bankave, mbetet ende mënyra e vetme që e kanë.

M.Gj., ka ofruar dëshmi sesi banka në të cilën është klient, ia kishte ndalur si provizion 5 euro, për një pagesë në vlerë më të ulët se 1 mijë euro.

“Kjo është e tmerrshme. Unë jam pensionist. 5 euro tarifa për një pagesë”, ka thënë ai.

Ai thotë se në sportel, zyrtarja e bankës e kishte këshilluar ta përdor aplikacionin online për pagesa, pasi komisioni është shumë i lirë.

“Nuk di me përdor shërbimet online për pagesa”, thotë me mllef M. Gj.

Madje probleme të tilla në përdorim të aplikacioneve online për pagesa kanë edhe moshat e mesme por edhe një pjesë e të rinjve në mungesë të edukimit financiar.

Sipas raportve ndërkombëtare, popullata e Kosovës është e fundit në Evropë për nga edukimi financiar, me vetëm 20 për qind të popullatës që kanë njohuri adekuate për shërbime financiare.
Bankat e kanë arsyetuar rritjen e përdorimit të shërbimeve online me modernizimin dhe uljen e kostove.

Në anën tjetër, rritja e tarifave për shërbime bankare është përkthyer në rritje të të hyrave nga shërbimet.

Sipas të dhënave të publikuara në raportet tremujore të vetë bankave, të ardhurat e pesë bankave kryesore në vend vetëm nga komisionet arritën në 24.6 milionë euro në tremujorin e parë të këtij viti, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE