LAJME / E Hënë 6 Korrik 2026, 17:05

“Babi të do shumë”- Vritet aksidentalisht në Suedi i riu shqiptar, babai prek me dedikimin për djalin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Suedi dhe Kosovë, pasi Gent Maksutaj humbi jetën mbrëmjen e së dielës në rrethana tragjike.

Sipas informacioneve të para, i riu dyshohet se u godit aksidentalisht nga të shtënat gjatë një konflikti mes grupeve kriminale, ndërsa ndodhej rastësisht në zonë. Deri më tani, autoritetet suedeze nuk kanë publikuar një version përfundimtar mbi rrethanat e ngjarjes, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Pas lajmit të rëndë, babai i të ndjerit ka reaguar me një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e djalit të tij.

“U prehsh në paqe, djali jem. Përjetë në zemrat tona. Babi të do shumë.”

Ky mesazh ka prekur shumë qytetarë, të cilët kanë shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen për familjen Maksutaj në këtë moment të vështirë.

Më herët, edhe familjarët kishin bërë të ditur se, sipas informacioneve që kanë marrë, Genti nuk kishte lidhje me konfliktin dhe se ndodhej në vendin e ngjarjes si kalimtar i rastit, kur u qëllua gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Ngjarja ka shkaktuar pikëllim të madh te familjarët, miqtë dhe bashkatdhetarët e të ndjerit, ndërsa autoritetet suedeze po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e përgjegjësve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE