
Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me ngjarjen tragjike ku një 26-vjeçar humbi jetën pasi u godit nga rrufeja.
Një bashkëfshatar i familjes ka rrëfyer momentet e para pas ngjarjes, duke treguar se në vendin ku ndodhi incidenti ndodheshin edhe babai dhe vëllai i të ndjerit.
Sipas tij, të dy ata janë prekur nga goditja e rrufesë, por kanë shpëtuar me lëndime të lehta, ndërsa 26-vjeçari nuk arriti t’i mbijetojë goditjes.
“Babën dhe vëllanë i ka prekur pak rrufeja, ndërsa djalin e ka mbytur në vend”, është shprehur bashkëfshatari.
Ngjarja ka tronditur familjen, të afërmit dhe banorët e zonës, të cilët e kanë përshkruar të riun si një djalë punëtor dhe të respektuar në komunitet.
Autoritetet pritet të sqarojnë të gjitha rrethanat e ngjarjes, ndërsa kjo tragjedi ka rikthyer edhe një herë vëmendjen te rreziku që paraqesin stuhitë me shkarkime elektrike, sidomos për personat që ndodhen në ambiente të hapura.
Ekspertët këshillojnë që gjatë motit me bubullima dhe rrufe qytetarët të shmangin qëndrimin në fusha të hapura, pranë pemëve të larta apo objekteve metalike, pasi këto vende rrisin rrezikun nga goditjet e rrufesë.
Ndërkohë, familja e 26-vjeçarit po përballet me një humbje të rëndë, ndërsa ngushëllime kanë ardhur nga shumë qytetarë dhe bashkëfshatarë të prekur nga kjo tragjedi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
