
Një avion i kompanisë “Ryanair”, i cili po kryente fluturimin nga Londra drejt Tiranës, është detyruar të kryejë një ulje emergjente në aeroportin e Luksemburgut për shkak të një urgjence mjekësore në bord.
Sipas mediave të huaja, menjëherë pas uljes në pistë kanë ndërhyrë ekipet e zjarrfikësve dhe Shërbimi Mjekësor i Emergjencës (SAMU), të cilët kanë asistuar gjatë operacionit që zgjati rreth 30 minuta.
Pas përfundimit të ndërhyrjes dhe kryerjes së procedurave të nevojshme, avioni u nis nga aeroporti i Luksemburgut në orën 09:18 për të vijuar fluturimin drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.
Sipas planifikimit, fluturimi pritej të mbërrinte në Tiranë rreth orës 11:18.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi gjendjen shëndetësore të pasagjerit apo personit që kërkoi ndërhyrjen mjekësore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
