SHOWBIZ / E Martë 17 Mars 2026, 10:10

“Artistët nuk mbahen me zor” – G Bani i përgjigjet ashpër pronarit të Onima pas paralajmërimit për padi

Erkand Shabani, pronari i kompanisë muzikore ONIMA, ka paralajmëruar se do të ngrejë padi ndaj këngëtarit G Bani dhe disa personave të tjerë për shpifje dhe nxitje dhune, në lidhje me çështjen që ka të bëjë me artistin Besart Kelmendi.


Përmes një videoje të publikuar në Instagram, G-Bani ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Shabanit, duke e kritikuar atë dhe duke theksuar se artistët nuk mund të mbahen me zor. Ai u shpreh gjithashtu se qëndron pas fjalëve të tij dhe se Gjesti nuk e meriton të jetë në burg.

Më poshtë është një pjesë nga videoja e publikuar në Instagram:


“Po du me bo një reagim publik ndaj Erkand Shabanit, të cilin fatkeqësisht nuk e quaj dot zotëri. Paska bërë një padi për shpifje dhe nxitje dhune ndaj tij, pas mbrojtjes morale që disa artistë janë përpjekur t’i bëjnë Gjestit. Krimi im është që e kam quajtur skllavopronar dhe kam thënë se Gjesti nuk e meriton të jetë në burg.

I qëndroj fjalëve që kam thënë.

Desha të them, Erkand, që e përbashkëta e të gjithë përbindëshave dhe diktatorëve është se kur ju vjen fundi përpiqen të bëjnë dëmin më të madh, të verbër dhe të shurdhër, pa pasur asgjë kundër të verbërve dhe të shurdhërve nga natyra apo nga fatkeqësitë e jetës. Por ti je i verbër dhe i shurdhër me dashje, me vullnetin tënd të lirë.



Kështu pra, përbindëshat dhe diktatorët tentojnë të godasin në çdo drejtim për të mbrojtur veten ose iluzionin e jetës së tyre.

Gjesti ka bërë gabim, e kam thënë, por ti ke faj për gjendjen në të cilën ka arritur, sepse po ta kishe dashur të mirën e tij, do të kishe gjetur një gjuhë të përbashkët.

Nuk mbahen artistët me zor.” /Telegrafi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE