
Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në kufirin mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, me urdhër arresti evropian të lëshuar nga Prokuroria e Përgjithshme e Perugias. Ai dyshohet se ishte një nga anëtarët e bandës, e cila përbëhej nga 4 bashkatdhetarë të tij.
Banda dyshohet se në vitin 2018 ishte përgjegjëse për disa vjedhje ndaj shitësve të duhanit në Ponte Felcino, Città di Castello, Lisciano Niçone, Pierantonio, Torgiano, Bastia Umbra, Ponte Pattoli, Gualdo Tadino shkruan “Ansa”.
Për vjedhjet janë përdorur makina me motor të madh, të cilave u janë falsifikuar targat. Aktiviteti i lejoi kriminelët të posedonin kartona të shumta gërvishtëse, produkte duhani dhe para të gatshme me vlerë mbi njëqind mijë euro.
