LAJME / E Premte 18 Gusht 2023, 13:01

Aksidentohet për vdekje indiani në Elbasan, po punonte në fabrikën e riciklimit të aluminit

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e së premtes në Elbasan.

Një indian ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në fabrikën e riciklimit të aluminit.

Indiani dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht nga një pajisje pune dhe për pasojë ka humbur jetën.

Shtetasi indian është identifikuar si O.P., 45-vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.