LAJME / E Shtunë 5 Gusht 2023, 16:04

Aksidenti tragjik i merr jetën në vend nënë e bijë nga Kosova, ja si paraqitet gjendja e babait dhe djalit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kroaci, ku në një nga makinat ka qenë një familje shqiptare nga Kosova.

Mediat e huaja shkruajnë se viktimat e këtij aksidenti janë nënë e bijë nga Kosova dhe një 33 vjeçar që ishte në makinën Volkswagen T-Roc nga zona e Zarës, ndërkohë në gjendje të rëndë ndodhet babai bashkë me të birin.

Ndër të tjera mësohet se familja nga Kosova udhëtonte në një makinë gjermane, tip BMW e cila nga përplasja është kthyer përmbys dhe është dashur ndërhyrja e forcave të policisë për ta kthyer dhe nxjerr shqiptarët që ndodheshin brenda.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë detaj në lidhje shkaqet e këtij aksidenti, autoritetet kroate kanë nisur hetimet dhe gjatë ditës do të japin më shumë informacione.