
Autobusi “Green Line” i linjës së Unazës, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë dhe motomjet të parkuar.
Sipas policisë, shoferit të autobusit i kanë rënë të fikët, ndaj ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të transportit publik dhe është përplasur.
Nuk ndalen aksidentet e autobusëve “Go Green” në Tiranë, zotërohen nga Nadir Çausholli Kreu i Nismës “Thurje”, Endri Shabani, me anë të një postimi në rrjetin social facebook, ka kërkuar që urbanët ti rikthehen publikut.
Sipas anëtarit në këshillin Bashkiak të Tiranës, Endri Shabani, aksidentet e linjës “Green Line”, tregojnë që privati nuk garaton dot jo vetëm cilësinë e shërbimit por as sigurinë e jetës së qytetarëve të Tiranës.
Boll më! Koha për t’ia rikthyer urbanët publikut!
Linja e unazës i është dhënë monopol një operatori privat, me argumentin se e menaxhon më mirë se bashkia.
Sot, për të disatën herë autobuzët e kësaj linje shkaktuan një aksident tjetër në mes të Tiranës.
Është e njëjta linjë që i hodhi qytetarët në Lanë.
Është po e njëjta linjë që mori përpara makinat e parkuara në semafor tek parku rinia.
Është po e njëjta skenë me urbanët privat që marrin përpara tabelat e reklamave, stacionet e autobuzëve apo makinat e qytetarëve.
Pavarësisht shkakut real, apo justifikimit që jepet në media, këto aksidente tregojnë që privati nuk garaton dot jo vetëm cilësinë e shërbimit por as sigurinë e jetës së qytetarëve të Tiranës!
Prej tre vitesh si Nisma Thurje kemi kërkuar inspektimin e këtyre autobuzëve urban, apo raportet e kontrollit teknik nga Drejtoria e Shërbimit Rrugor, por ka patur zero transparencë.
Prandaj nesër do t’i kërkoj zyrtarisht Këshillit Bashkiak dhe kryetari të bashkisë anullimin e kontratës me operatorin privat që menaxhon linjën e unazës.
Ta nisim nga kjo linjë, si hap i parë, për tu shkëputur nga ky model abuziv në të gjitha linjat urbane, dhe për t’i ofruar Tiranës një transport publik.
