LAJME / E Mërkurë 29 Maj 2024, 22:10

Aksident në Prishtinë, humb jetën fëmija 1-vjeç

PRISHTINË- Një aksident ka i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Hajvali të Prishtinës. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një fëmijë 1-vjeç. Gjithashtu rasti është duke u hetuar.

“Sot rreth orës 13:00, kami pranuar informatën për një aksident trafiku që ka ndodhë në Hajvali.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person (lindur në vitin 2023). Rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, tha zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.