LAJME / E Mërkurë 5 Gusht 2026, 14:02

Aksident në aksin Korçë-Maliq, humb jetën një 27-vjeçar, plagosen tre persona të tjerë

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në aksin nacional Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vashtëmi.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Audi”, që dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë, ka goditur nga pas një automjet tjetër. Si pasojë e përplasjes së fortë, automjeti i goditur ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i automjetit të përplasur, një 27-vjeçar që udhëtonte i vetëm, ka humbur jetën në vendngjarje për shkak të plagëve të marra.

Nga automjeti tip “Audi”, ku udhëtonin katër persona, kanë mbetur të plagosur tre prej tyre, një djalë dhe dy vajza. Njëri nga të plagosurit po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, ndërsa dy vajzat janë transportuar në Spitalin e Pogradecit. Drejtuesi i mjetit “Audi” është shoqëruar nga policia.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit të rëndë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE