LAJME / E Enjte 2 Nëntor 2023, 12:12

Aksident me vdekje në autostradën Tiranë- Durrës, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, humb jetën drejtuesi

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Policia bën të ditur se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit E. D., 33 vjeç,

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi E. D., 33 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga aksidenti ka humbur jetën 33-vjeçari”, njofton policia./tvklan.al