
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës, në rrugën “Vala e Detit”.
Sipas informacioneve paraprake, për shkak të mungesës së ndriçimit dhe sinjalistikës rrugore, një motomjet me dy persona ka përfunduar në kanalin kryesor të ujërave të zeza.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar me urgjencë në spital, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike.
Banorët e zonës që jetojnë pranë rrugëve “Vala e Detit” dhe “Azem Hajdari”, shprehen se në këtë segment mungojnë ndriçimi publik dhe sinjalistika rrugore, ku pustetat ndodhen të hapura, të cilat e bëjnë lëvizjen tepër të rrezikshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
