
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me skandalin e mjekëve të Onkologjikut në Tiranë. Për këtë ngjarje janë lëshuar edhe disa masa arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje për personelin e këtij spitali.
Në dosje evidentohen edhe bisedat ku flitet për shifra të cilët pacientët detyrohen të paguhen në mënyrë që të marrin shërbimin e një operacioni teksa shihen dhe lojërat me shifrat.
Mustafa: Doku si të kam? N.A është nëna e një shokut tim do të marri në telefon. Ma zgjidh pak? Emiljano: Ca u tha doktori, a mbaruat punë? Mustafa: Doktori tha duhet bërë operacion sa më shpejt, na dha një çmimin për të bërë operacion, bëhet 3500 euro tha por për Emiljanon 3000. Emiljano: Ok ishte do e bëjë operacionin, skaner, ka bërë skaner? Mustafa: Do ta bëjmë edhe skanerin, ja ta provojmë do të shkojmë në Peshkopi të bëjmë atë skanerin e përgjithshëm ta shohim se a ka marrë pjesën e trupit a e ka vetëm aty. Emiljano: E pra se ajo është e rëndësishme, mos u lodh me harxhu lekë më
Në datën 12.02.2024 ora 19:14
Emiljano: Po si i merrni ju lekë atij
Edmond Gashi: Qesh dhe i thonë nuk e di se jam në sallë Emiljano: Po s’bëhet kështu se është e dyta herë më nxirrni mua keq. Edmond Gashi: Do e kontrollojmë. Ai është për operacion Emiljano: Po unë i thash vizita është falas Gashi: Do e rregullojmë, do e rregullojë doktori thuaji do të fusë në operacion Emiljano: E hë futja kot sa keq më nxirrni
Në datën 12/02.2024 ora 19:16
Emiljano: Më tha të kërkoj ndjesë do t’ia bëj minus te operacioni se harrova
nr i telefonit: Emiljano ai e kishte operacionin 4 mln lekë, 5 e kam tha po për ju 4. Emiljano: Shumë e ka po ti hajde të mërkurën dhe e shohim e flasim.
