LAJME / E Martë 21 Nëntor 2023, 14:02

A preket edhe Shqipëria? Ciklonet dhe shirat e dendur godasin vendin fqinj, lëshohet alarm i verdhë për tetë rajonet e njohura

Cikloni i dimrit që vjen nga Europa Veriore fillimisht do të godasë qendrën dhe më pas do të prekë edhe jugun.

Për sot, alarmi i verdhë është lëshuar në tetë rajone të vendit: Abruzzo, Basilicata, Kalabria, Campania, Lazio, Marche, Toscana dhe Umbria.

Përkeqësimi i kushteve atmosferike në vendin fqinj do të pasohet me reshje shiu, shtrëngata dhe forcim i dukshëm i erës,

me det të trazuar dhe ulje të përkohshme të temperaturave.