LAJME / E Hënë 24 Qershor 2024, 20:08

“A je nervoze?” Meritoni publikon videon romantike me Ilnisën, ja reagimi i gazetares

Ish banori i Big Brother Vip Albania 3 Meriton Mjekiqi dhe gazetarja Ilnisa Agolli po shijojnë romancën edhe pas mbarimit të formatit televiziv.

Në llogarinë e tij në “Instagram” Meritoni ka postuar një video në makinë ku pasagjere është Ilnisa Agolli.

Ndonëse dyshja u akuzuan shumë për lidhjen e tyre, ata mesa duket janë të lumtur krahë njëri tjetrit.

“Nervat para ushqimit”, shkruan Meritoni mbi videon e cila tregon Ilnisën ashtu si nuk e kishim parë kurrë më parë.