LAJME / E Premte 8 Shtator 2023, 01:01

“A e mbani mend?”/ Në kërkim nga autoritetet serbe, Artan Hoxha takon personazhin që ‘ua bëri zemrat mal’ shqiptarëve

Gazetari Artan Hoxha është takuar këtë të enjte në Pragë me Ballist Morin, shqiptarin që ngriti flamurin e Shqipërisë së Madhe me dron në stadiumin e Beogradit.

Ata i ka bërë bashkë ndeshja Çeki-Shqipëri që po luhet në stadiumin “Fortuna Arena” të Pragës.

Hoxha ngre dyshime se si ka hyrë Morina në Çeki, kur autoritetet serbe vijojnë ta kërkojnë për ngritjen e flamurit shqiptar në Beograd.

“A e mbani mend këtë personazh???!!!

Njeriu i dronit me flamurin e Shqipërisë Etnike mbi stadiumin e Beogradit…

Në stadiumin “Fortuna Arena” të Pragës,

me Ballist Morinën…

Nuk e di nga “dreqin” ka ardhur dhe si ka hyrë në Çeki, por zyrtarisht vazhdon të jetë në kërkim nga Interpoli, pas urdhër-arrestit që vazhdon të mbetet ende në fuqi nga autoritetet Serbe.

O sa mirë me qenë shqiptar…”, shkruan gazetari.