LAJME / E Premte 6 Tetor 2023, 22:10

A do hetojë Serbia Banjskën për sulmet në veri? Habit me deklaratën gazetari i njohur

Gazetari Aleksandër Çipa në një studio televizive ka komentuar situatën në Veri të Kosovës, ku mbeti viktimë reshteri Afrim Bunjaku dhe tre sulmues terroristë serb.


Ai theksoi se Serbia është e imponuar që të hetojë aktin terrorist që ndodhi në Banjskë pasi autoritetet kosovare nuk kanë të drejtë ta bëjnë.


“Fakti që kemi një proces të nisur nga drejtësia e Serbisë për protagonistin kryesor të sulmit terrorist, në rastin konkret është detyrimisht e imponuar Serbia për ta ndjekur këtë proces sepse ky person ndodhet brenda territorit administrativ të Serbisë.

Procesi që ka ndodhur në aktin terrorist, është një atribut i padiskutueshëm i organeve të drejtësisë dhe hetimeve të Kosovës. Është e pamundur që drejtësia e Kosovës të kryejë hetimet sepse ata janë brenda territorit administrativ të Serbisë”-theksoi ai.