
Ministri i Financave Ervin Mete: Qeveria e angazhuar të përmirësojë klimën e biznesit
Bashkëpunimi mes biznesit dhe qeverisë mbetet një element i rëndësishëm për përmirësimin e mëtejshëm të klimës së të bërit biznes në vendin tonë. Kështu u shpreh ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete në Mbledhjen e Asamblesë së Dhomës Amerikane të Tregtisë ku ishte i pranishëm edhe i Ngarkuari me Punë i SHBA-së në Tiranë, David Ëisner.
“Këto janë takime shumë të mira për të shtuar urat e komunikimit mes nesh, por edhe për të intensifikuar frymën e bashkëpunimit dhe dialogut midis biznesit dhe qeverisë, që mbetet element kyç në përpjekjen e përbashkët në përmirësimin e klimës së biznesit në vendin tonë. Para disa ditësh në takimin e Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri ku u konstatuan përmirsime të ndjeshme në disa sektorë kyçë siç ishte përgjithësisht vlerësimi i klimës së të bërit biznes, por edhe pritshmëritë ishin pozitive. Sigurisht, ka hapësirë për përmirësime dhe ne mbetemi të angazhuar për një forcim të mëtejshëm të bashkëpunimit mes qeverisë dhe biznesit.”
Investimet e huaja direkte janë rritur vitet e fundit dhe për 6-mujorin e parë të vitit 2023 arritën afro 700 milionë euro. Duke marrë shkas nga kjo, qeveria do angazhohet për vijimin e reformave lidhur me përmirësimet ligjore, veçanërisht sa i takon një kuadri të unifikuar për investimet e huaja.
