
Policia në Tetovë ngre kallëzim penal ndaj 58-vjeçarit për ngacmim seksual ndaj një të miture
Sektori për Punë të Brendshme (SVR) Tetovë ka paraqitur kallëzim penal ndaj S.A. (58) nga fshati Brvenicë i Tetovës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “ngacmim seksual”.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në dhjetor të vitit 2024, brenda një furgoni me të cilin i dyshuari kryente transport të udhëtarëve.
Autoritetet bëjnë të ditur se në një moment kur në automjet nuk kishte persona të tjerë, i dyshuari dyshohet se ka kryer veprime me karakter seksual ndaj një të miture 15-vjeçare nga rajoni i Tetovës.
Rasti është denoncuar dhe ndaj të dyshuarit është ngritur procedurë penale, ndërsa autoritetet kompetente po vijojnë me procedurat hetimore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
