LAJME / E Enjte 23 Nëntor 2023, 18:06

40-vjeçari humb jetën, policia: Dyshohet se ra aksidentalisht nga kati i nëntë i pallatit

Një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i nëntë i pallatit ku banonte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.1 në Durrës gjatë ditës së sotme.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.


Njoftimi i Policisë:

Në lagjen nr. 1 Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i nëntë i pallatit ku banonte, shtetasi I. M., rreth 40 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

/tvklan.al