LAJME / E Hënë 13 Korrik 2026, 19:07

31-vjeçari nuk duron dot dhe v ret me th ikë babain e tij

Një konflikt i rëndë familjar ka përfunduar në tragjedi në Shkup, ku një 31-vjeçar dyshohet se vrau babanë e tij gjatë një përplasjeje brenda banesës.

Sipas autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, ngjarja ndodhi rreth orës 22:30 në një apartament në lagjen Bit Pazar. Hetimet paraprake tregojnë se 52-vjeçari, me inicialet E.L., i cili dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit, kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij 54-vjeçare.

Në momentin kur konflikti po përshkallëzohej, djali i çiftit, 31-vjeçari me inicialet B.Xh., ndërhyri dhe, sipas dyshimeve të para, e goditi të atin me thikë. Si pasojë e plagëve të marra, 52-vjeçari humbi jetën në vendngjarje.

Pas sinjalizimit, forcat e policisë mbërritën menjëherë në banesë dhe arrestuan të riun, rreth orës 23:00, si të dyshuar për ngjarjen.

Ndërkohë, gruaja, e cila kishte pësuar lëndime gjatë episodit të dhunës, u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum i Ohrit”, ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore.

Me urdhër të Prokurorisë, trupi i pajetë i 52-vjeçarit është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa hetuesit po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë penale.

Një konflikt i rëndë familjar ka përfunduar në tragjedi në Shkup, ku një 31-vjeçar dyshohet se vrau babanë e tij gjatë një përplasjeje brenda banesës.

Sipas autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, ngjarja ndodhi rreth orës 22:30 në një apartament në lagjen Bit Pazar. Hetimet paraprake tregojnë se 52-vjeçari, me inicialet E.L., i cili dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit, kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij 54-vjeçare.

Në momentin kur konflikti po përshkallëzohej, djali i çiftit, 31-vjeçari me inicialet B.Xh., ndërhyri dhe, sipas dyshimeve të para, e goditi të atin me thikë. Si pasojë e plagëve të marra, 52-vjeçari humbi jetën në vendngjarje.

Pas sinjalizimit, forcat e policisë mbërritën menjëherë në banesë dhe arrestuan të riun, rreth orës 23:00, si të dyshuar për ngjarjen.

Ndërkohë, gruaja, e cila kishte pësuar lëndime gjatë episodit të dhunës, u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum i Ohrit”, ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore.

Me urdhër të Prokurorisë, trupi i pajetë i 52-vjeçarit është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa hetuesit po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë penale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE