LAJME / E Hënë 25 Shtator 2023, 03:03

Krim i dyfishtë, 69-vjeçari ekzekuton vëllanë dhe kunatën, detajet e para

Krimi i dyfishtë në Maqedoninë e Veriut. Një 69-vjeçar ka ekzekutuar me armë zjarri vëllain dhe kunatën e tij.


Lajmi konfirmohet nga mediat vendase, të cilat raportojnë se viktimat janë 71 dhe 62 vjeç.

Vdekjen e bashkëshortëve e ka konstatuar mjeku i Emergjencave nga Gjevgjelia, ndërsa autori është arrestuar nga policia.